Arsimi i lartë do të jetë një nga prioritetet e mandatit të tretë të qeverisë. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me drejtuesit e universiteteve të vend. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Arsimit, Kushi.

Në përfundim të takimit, kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se starti është premtues për bashkëveprimin mes institucioneve në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë.

“Një start premtues i bashkëveprimit mes Bordit të Ri të Akreditimit të Universiteteve, Rektorëve të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, për të garantuar hapin e madh përpara që duhet të hedhim të gjithë së bashku, në funksion të rritjes së cilësisë së Arsimit të Lartë” shkruan Rama.