Lajm tragjik! Ka ndërruar jetë nga COVID fizioterapisti i kombëtares shqiptares të futbollit, Ylli Mihali.

Prej dy javësh Mihali, 55 vjeç, ishte i intubuar tek Spitali Infektiv.

Ylli Mihali ka shërbyer për 27 vite si fizioterapist i skudrës sonë kombëtare.

Edhe pse kishte bërë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, Mihali u infektua dhe ndërroi jetë nga COVID.

Para disa ditësh kombëtarja shqiptare i ka dedikuar një fanellë me dedikim një prej heronjve të heshtur që ajo ka pasur ndër vite.