Nesër mbërrin në Tiranë Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Vizita do të shoqërohet me një sërë masash sigurie dhe me bllokim të disa akseve rrugore

Kështu, në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.