Përditësuar

Dy persona vdiqën nga rrëzimi i një avioni tip Cessna 172, në zonën detare Potokaki Pythagorion në Samos, Greqi, raporton noa.al.

Sipas informacioneve, janë një burrë dhe një grua, të cilët u nxorën të vdekur dhe u transportuan në Samos për obduksion.

Në të njëjtën kohë, zhytësit po kontrollojnë rrënojat për të parë nëse ka të mbijetuar mes pasagjerëve të tjerë të avionit fatal.

Raportohet se avioni po fluturonte privatisht nga Izraeli dhe nuk arriti të ulej. 

Aeroplani që ishte nisur nga Haifa, u rrëzua ndërsa ishte duke u ulur në pistën e ishullit Samos.