Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave, Kancelaren gjarmane Angela Merkel. Kancelarja gjermane ndodhet në Tiranë, ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Merkel u prit fillimisht në Rinas nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Pas mbërritjes në Tiranë, të parin që takoi Merkel ishte kryeministri Edi Rama, me ceremoni protokollare të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.