Në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe “Ballkanin e Hapur”, të cilin e quajti pjellë të Procesit të Berlinit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Rama tha se kjo nismë është ndërmarrë për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Kryeministri tha se Kosova nuk e shfrytëzon këtë mundësi por bën teori konspiracioni.

“Ballkani i Hapur është pjellë e procesit të Berlinit. Është mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush thotë të kundërtën ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Ajo që kemi diskutuar është se teoritë e konspiracionit janë të hedhura këtu nga BE për të mos na futur në BE, janë dokrra. Kancelarja në 2014 ka thënë se ju nuk jeni në BE por jeni europian. Nuk kemi pse presim që të hyjmë në BE që të ndërtojmë autostradat apo infrastrukturat digjitale apo tregjet e përbashkëta“, tha Rama .

Kancelaria me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme nevojës që të 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për Tregun e Përbashkët. Procesi i dakordësimit me vendeve është i ngatërruar. Shpeshherë një vend apo një tjetër bëhet shkak që të gjithë të ngecin, prandaj Ballkani i Hapur është krijuar kjo për të përjashtuar njeri, por për të ecur përpara duke pasur parasysh procesin e Berlinit. Dy gjëra ka 4 liritë e BE në rajon, lirinë e lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe investimet që vijnë nga paketa e KE.

Ne duam të ecim më shpejt, dhe një nga pengesat është që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se kishte paragjykimin se lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Fatekqësisht Kosova nuk e shfrytëzon këtë por bën teori konspiracioni. Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit,” shtoi kryeministri.