Kurti: Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian. Janë 12 shtete dhe pasneser do kemi takim me qeverinë e Maqedonisë së veriut në Shkup dhe këto nuk bëhen pa BE, dallimi mes Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit është se në të dytën nuk e kemi BE.

Kosova është shtet i pavarur dhe kudo që ndodhemi duhet të shprehim njohjen e saj, cfarëdo mirëkuptimi për mos njohjen e pavarësisë i kushton Kosovës.

Ne do të kemi takim mes dy qeverisë, sapo të formohet qeveria e re do të vihet në zbatim. Kemi shumë gjëra që na bashkojnë. Nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që i bëjnë presion Kosovës dhe kjo është detyra e gjithsecilit shqiptar.