Mediat në Mal të Zi kanë raportuar se kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç, nuk është lejuar të futet në doganën e Shqipërisë për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Krivokapiç ishte pjesë e takimit që kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Krivokapic së bashku me përfaqësues të tjerë të qeverisë u detyrua të vijë drejt Tiranës me avion. 

Gjithashtu edhe delegacioni që shoqëronte kryeministrin nuk u lejua që të futej përmes Hanit të Hotit.

Gazetari malazez, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Tëitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.

“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan Brezar.