Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar mbrëmjen e sotme qeverinë ‘Rama 3’, pasi Prokuroria e Përgjithshme i ktheu përgjigje për pastertine e kabinetit.

“Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1) Edi Rama- Kryeministër;

2) Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3) Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

4) Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;

5) Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;

6) Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

7) Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

8) Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;

9) Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;

10) Elva Margariti – Ministër i Kulturës;

11) Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

12) Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

13) Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

14) Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

15) Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;

16) Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

17) Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Çfarë parashikon ligji, cilat janë procedurat për qeverinë e re?

Sipas nenit 96, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës emëron kryeministrin me prozim të partisë ose koalicionit që ka shumicën në parlament. Duke qenë se PS i ka votat e vetme, pikat e tjera të këtij neni nuk aplikohen në këtë rast.

Më pas, sipas nenit 97, brenda 10 ditëve kryeministri i mandatuar i paraqet Kuvendit programin qeverisës dhe emrat e kabinetit të ri. Neni 98 parashikon se pas miratimit nga parlamenti qeveria e re shkon për dekretim brenda 7 ditëve tek Presidenti i Republikës.

Ndërsa neni 99 detyron kryeministrin, zv.kryeministrin dhe ministrat të betohen tek Presidenti, para se të marrin zyrtarisht detyrën.