Të enjten (16 shtator 2021) në Shkup do të mbahet seancë e përbashkët qeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Sot, Qeveria miratoi pakon e marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit me Republikën e Kosovës, të cilat janë planifikuar të nënshkruhen në një seancë të përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në Shkup më 16 shtator”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

E një gjë të tillë, sot nga Tirana e paralajmëroi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Pasnesër do të kemi një takim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Shkup. Jemi për marrëdhënie të mira bilaterale, por iniciativat nuk besojmë se duhet të behën pa BE-në brenda. BE-ja duhet të jetë aty”, deklaroi Albin Kurti – kryeministër i Kosovës.