Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën. Ky konsiderohet si udhëtimi i lamtumirës në Ballkanin Perëndimor.

Në Serbi, Merkel ka takuar kryeministrin Aleksander Vuciç, me të cilin kanë biseduar për tema që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, specifikisht edhe për punën e dialogut dhe marrëveshjes me Republikën e Kosovës.

Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel ka vizituar sot Tiranën, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, Merkel nuk ka zgjedhur të vizitojë Prishtinën në këtë vazhdë takimesh.

Lidhur me këtë ka reaguar zyra e medias në qeverinë gjermane. Christian Lichtëardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet. Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtëardt për Gazetën Express.