Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar aksionin e radhës pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha ka thirrur një bashkëbisedim me demokratët në Tiranë që do të zhvendoset në mbarë vendin nën siglën “per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”.

“Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”

Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur! Sb”, ka njoftuar Berisha