Antikorrupsioni kërkon përgjegjësi penale për kryetarin e Komunës së Strugës.

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit kërkon që kryetari I Komunës së Strugës të përgjigjet penalisht për shkak të furnizimeve të dyshimta publike, shpenzimeve iracionale dhe furnizimit me automjete.

Dyshimet e Komisionit janë vërtetuar edhe nga Enti shtetëror për revision, I cili konstatoi malverzime financiare në punën e kryetarit të Komunës së Strugës. Antikorrupsioni parashtroi nismë në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion për hetim të këtyre dyshimeve.

Antikorrupsioni, gjithashtu, e mbylli edhe lëndën kundër ish anëtarit të Këshillit të Komunës së Ohrit, Nefi Useini, I cili njëkohësisht krahas kësaj e ka kryer edhe funksionin e anëtarit të Këshillit mbikëqyrës në një institucion publik. Komisioni ngriti procedurë kundër Useinit për shkak të “akumulimit të funksioneve”, por ajo u ndërpre sepse ndërkohë ai u tërhoq nga vendi I këshilltarit.