Cristiano Ronaldo tregoi të shtunën e kaluar, në debutimin e dytë me Manchester United, se është bomber i vërtetë. Dopieta kundër Neëcastle dha përshtypjen se nuk ishte larguar kurrë nga “Old Trafford”, sikurse bëri 12 vite më parë drejt Real Madridit.

Takimi i tij i fundit me Manchester United në Europë ishte më 27 maj 2009 në Romë, në finalen kundër Barcelonës, ku Guardiola dhe Messi arritën “tripletën”. Mbrëmë, portugezi luajti sërish në Ligën e Kampionëve me “Djajtë e Kuq”, duke u barazuar me Iker Casillas si lojtarët me më shumë ndeshje në këtë kompeticion.

Cristiano ka një idil me këtë kompeticion, sepse e ka fituar në pesë raste, një herë me Manchester United dhe katër me Real Madridin. Ai është golashënuesi më i mirë me 135 gola. Ndeshjet e tij në garën më të rëndësishme për klubet në Europë shpërndahen si vijon: 101 me Real Madridin, 53 me Manchester United dhe 23 me Juventusin.

Ai është lojtari i vetëm që ka më shumë se 50 ndeshje me dy ekipe të ndryshme në Ligën e Kampionëve. Ndër paraqitjet e tij në Evropë, portugezi ka luajtur gjashtë finale, duke u barazuar në këtë drejtim me Maldinin (nga pesë finale kanë Evra, Seedorf dhe Van der Sar). CR7 është gjithashtu futbollisti që ka luajtur më shumë gjysmëfinale (21), i dyti me më shumë çerekfinale (22), pas Messit që ka 23.

Një tjetër statistikë që mund të rritet është numri i golave ​​të shënuar në Ligën e Kampionëve. Cristiano ka 135 gola në këto 177 ndeshje. Kandidati i vetëm për ta mposhtur këtë shifër në afat të shkurtër është Leo Messi, i cili ka 120 gola deri më tani. Pavarësisht largimit të tij nga Barça në Paris, ylli argjentinas do të jetë në gjendje të vazhdojë të shënojë në Ligën e Kampionëve.

Ai ka qenë golashënuesi më i mirë në shtatë edicione (2007-08, 12-13, 13-14, 14-15, 15-16, 16-17, 17-18). Messi, gjithashtu mban rekordin e më shumë golave në të njëjtin edicion të Ligës së Kampionëve (17). Lewandowski ishte gati ta arrinte atë në vitin 2020, me 15 gola. Portugezi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në fazat e fundit të Champions-it (67).