Ermonela Jaho u ngjit sonte në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, së bashku me të madhin Placido Domingo. Në fjalën e saj në këtë natë magjike, sopranoja tha se nga ky teatër filloi ëndrra për t’u bërë këngëtare operistike.

Placido Domingo dhe Ermonela Jaho inaugurojnë TOB. Jaho: Unë e arrita

“Edhe pse një teatër i vogël, por me një pasion dhe dashuri të jashtëzakonshme, këtu filloi ëndrra ime për t’u bërë këngëtare operistike. Ashtu si ato breza që na kanë frymëzuar neve, na kanë dhënë këtë shpresë, këtë forcë, uroj që ky teatër dinjitoz të japë të njëjtën shpresë, të njëjtin frymëzim, edhe brezave të rinj.

Placido Domingo dhe Ermonela Jaho inaugurojnë TOB. Jaho: Unë e arrita

Thuhet që ëndrrat janë të vështira për t’u arritur, por unë e arrita ëndrrën time, dhe ëndrra ime fillon pikërisht këtu. Sa herë me pedagogët tanë, këngëtarët e bashkëkombasit e mi, që kanë dalë nga kjo skenë, kemi folur e ëndërruar për idhujt tanë.

Placido Domingo dhe Ermonela Jaho inaugurojnë TOB. Jaho: Unë e arrita

Ishte diçka e jashtëzakonshme të kishim qoftë edhe një regjistrim të tyrin, dhe pikërisht njëri nga ata idhujt tanë, që nuk ka nevojë për prezantim, këndon në këtë skenë dinjitoze. Me pak fjalë, ftoj në skenë legjendarin Placido Domingo”, tha Ermonela Jaho