Kryeministri Rama njoftoi sot rikthimin e praktikës së reagimit zyrtar përmes faqes së kryeministrisë ndaj akuzave të opozitës dhe mediave ndaj ministrive dhe sektorëve të caktuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se qeveria do të hapë një faqe të posaçme, përmes të cilës do t’i jepet përgjigje pretendimeve, të bazuara në fakte, siç tha ai.

Gatishmëria jonë do të jëtë maksimale për çdo llogaridhënie dhe korrigjim të nevojshëm kurdo që opozita dhe media do të nxjerrin në pah të meta dhe gabime. Qeveria e re do të vendosë në dipozicion të publiklut dhe medias një kanal të posacëm komunikimi në faqen e saj për çdo akuzë, denoncim apo pretendim të ngritur publikisht që lidhet me interesin publik. Kushdo që do të dijë qendrimin tonë, në rastet kur kritika lidhet me intesin publik do ta gjejë atë të shkruar e zeza mbi të bardhë me përgjegjësi institucionale nga çdo entitet i qeverisë”, tha Rama duke njoftuar kështu rikthimin e praktikës së “Transparenca.al”, një faqe e cila bënte të njëjtën gjë disa vite më parë kur kryeministri erdhi për herë të parë në pushtët.

Formati i politikës së vjetër me akuza dhe kundër akuza, ku nuk merr vesh i pari të dytin ku puybliku vetëm helmohet dhe neveritet nga polotika për ne konsiderohet praktikë e mbyllur”, tha kryeministri.