Një ndeshje e sportit “Muay Thai” u zhvillua para pak ditësh në sheshin “Skendërbej” në Tiranë. Pjesë e këtij eventi ishin edhe dy këngëtarët, Noizy e Dafina Zeqiri.

Mirëpo, duket se ky event nuk ka kaluar pa incidente, pasi teksa Noizy po përformonte një person tentoi të “sulmonte” atë, duke hyrë në skenë.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihet teksa një anëtar i sigurimit e godet personin që tentoi të futet në skenë. Ishte pikërisht një nga pjesëtarët e sigurimit të reperit, të cilët e goditën atë duke mos e lejuar të futej në skenë dhe që më pas u shoqërua nga policia.