Mbrëmjen e shkuar, në emisionin “Open” nga Eni Vasili në Top Channel u trajtua rasti i vrasjes së 23-vjeçares nga ish-burri Sabrina Bengaj. Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në panel, përmendi një tjetër rast, të një kolegeje të saj. Sipas Lalës, gjykata i ka hequr dy fëmijët duke ia lënë kujdestarinë babait të fëmijëve.

“Dua të sjell sot një rast, ku një kolegia jonë shpëtoi nga duart e një babai të dhunshëm dhe sot ajo jeton pa dy fëmijët pa dy djemtë. Është nga ato raste ku jemi investuar jo vetëm si gazetarë, por edhe personalisht në zbatim të ligjit, por ne dështuam për të bërë drejtësi. Një grup gjyqtarësh të korruptuar që morën para nga një njeri i kamur në lekë u paguan dhe dy fëmijë të mitur ja hoqën nënës. Sot ajo grua nuk ka mundësi as t’i shikojë. ”, tha Lala.

Gazetarët bëjnë deklaratën e fortë: Koleges tonë i

Ndërkohë gazetari Elton Qyno shtjelloi edhe më tej këtë ngjarje duke treguar se si u veprua me detaje për t’ia marrë dy të miturit kësaj nëne.

“Duke marrë shkas nga rasti që përmendi kolegia, unë e njoh dhe është vërtetë një fatkeqësi. Po flasim për një proces shumë të ndërlikuar, ku bashkëshorti që ka buxhetin financiar, apo e thënë ndryshe me terminologjinë e korridoreve të gjykatave shqiptare, ai që ka karburantin financiar, ai fiton edhe gjyqin edhe të drejtën e fëmijëve. Gjithmonë në lidhje me fëmijët bëhet një akt ekspertimi nga një psikolog. Dhe psikiatri apo eksperti psikologu e bën një aktin që e manipulon situatën, manipulon fëmijët, nxjerr të gjithë situatën me kë duhet të rijë fëmija. Bëhet nga nëna që e ka lindur e i ka bërë kokën, që i ka matur temperaturën, që ka ndenjur gjithë ato net zgjuar, bëhet nëna a thua se është hasmi, gogoli, manipulohen letrat. Manipulohen letrat e fëmijët sepse ata janë ende në moshën e lodrave. Ku babai del si ai që i përkushtohet e nëna lihet në një xhep tek koshi i plehrave. Trajtohet si gogol. Kjo situatë arrin deri në atë pikë sa fëmija shikon gogol nënë dhe njerkën apo dashnoren nënë. Këtu jemi në rastin që gjykata duke parë këto akte psikologjike dhe fëmijën që është indoktrinuar kaq gjatë dhe kaq shumë…. fëmija manipulohet, po manipulohen pleq e të mëdhenj dhe menjëherë fëmija ndryshon thëniet dhe thotë do rrijë me babain. Në këtë rast gjyqtari merr edhe një thes me lek edhe është në rregull që të vazhdojë të veprojë.”, tha Qyno