Axhenda e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta pritet të ndryshojë orarin e betimit të parashikuar për betimin e qeverisë së re në institucionin e kreut të shtetit.

Betimi është parashikuar në axhendën e presidentit për nesër në orën 10:00 të paradites, duke qenë se Meta ndodhet sot në Korçë për vlerësimin e katër të përndjekurve politikë.

Nga ana tjetër nesër në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama ka në axhendë një fluturim drejt SHBA-ve, ku do të udhëtojë drejt New York, në kuadër të takimeve në OKB.

Tashmë pritet një komunikim mes institucioneve për të parë nëse Meta do të kthehet nga Korça sot pasdite për të dekretuar “Rama 3”, ose kreu i qeverisë do shtyjë fluturimin për t’u betuar nesër në orën e përcaktuar para presidentit.