Një protestë po mbahet sot nga familjarët e 14 viktimave të tragjedisë së Tetovës ku një spital covid u shkrumbua nga flakët.

Protestuesit në Tetovë kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë që po pengonte ata për zhvendosur protestën për tragjedinë në spitalin modular para zyrave të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Të njëjtin më herët me pankarta në duar u nisën fillimisht drejt Komunës së Tetovës, ku kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe të kryetares së Komunës së Tetovës.

Ndërkohë mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ka pasur edhe arrestimi nga radhët e protestuesve.