Tre punonjës policie janë plagosur pak minuta më parë në rrugën e Kombit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti.
Policia tha se mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”.
Për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.