Legjenda braziliane e futbollit, Pelé, u transferua përsëri në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo, ku “O’Rei” është shtruar që nga 31 gushti dhe është operuar më 4 shtator për kancerin e zorrës së trashë.

Në fakt, në orët e fundit ka pasur një përkeqësim të lehtë të gjendjes shëndetësore të ish-kampionit brazilian, i cili mbush 81 vjeç më 23 tetor. Ai ishte larguar nga kujdesi intensiv vetëm dy ditë më parë, duke i siguruar të gjithë përmes rrjeteve sociale:

“Unë jam më mirë çdo ditë, gati për të luajtur 90 minuta, madje edhe kohë shtesë. Do të jemi së shpejti bashkë!”

Sipas “Espn Brasil”, Pele në fakt kishte një problem refluksi mbrëmë, prandaj vendimi, si një masë paraprake, u mor nga mjekët për ta sjellë përsëri në kujdesin intensiv.