99 milionë dollarë në një ditë. 146 milionë dollarë ditën tjetër dhe gati 294 milionë dollarë javën e kaluar. Këto ishin paratë e fituara nga familja më e pasur në botë, “Walton”. Në shtatë muajt e fundit, ajo gjithashtu ka mbledhur më shumë se 6 miliardë dollarë përmes likuidimit të një aksioni të vogël në “Walmart”, të cilin e themeloi disa dekada më parë. Sidoqoftë, paratë janë një pikë në oqean, pasi “Walton” ende kontrollon më shumë se 1.3 miliardë aksione.

Le të shohim 10 familjet më të pasura në botë:

  • Walton – 238.2 miliardë dollarë: Kontrollojnë Walmart-zinxhir supermarketesh
  • Mars- 141.9 miliardë dollarë: Kontrollojnë rrjetin e ëmbëlsirave
  • Koch – 124.4 miliardë dollarë: Energji, financë, etj
  • Hermes – 111.6 miliardë dollarë: produkte
  • Al Saud – 100 miliardë dollarë: Familja mbretërore e Arabisë Saudite
  • Ambani – 93.7 miliardë dollarë: Energji, telekomunikacion, media, etj
  • Wertheimer – 61.8 miliardë dollarë: “Chanel”
  • Johnson – 61.2 miliardë dollarë: Kontrollojnë investimet Fidelity (financiare)
  • Thomson – 61.1 miliardë dollarë: Thomson Reuters (media)
  • Boehringer – 59.2 miliardë dollarë: Kompani farmaceutike