Luana Vjollca është një nga figurat më me shumë influencë në median shqiptare. Ka arritur deri aty sa fansat e moderatores kanë realizuar tatuazhe në trup.

Rasti më i fundit ka ndodhur pikërisht dje, ku Luana është befasuar një fans i flaktë, i cili ka gdhendur në krah portretin e saj. Këtë e ka treguar tatuazhisti ndërkombëtar nga Kolumbia, Stefano Reinoso, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Luana e ka shpërndarë foton në Instagramin e saj, duke shkruar e emocionuar “Tatuazh i vërtetë”.

Kujtojmë se Vjollca është përfolur prej shumë kohësh se është në një lidhje me biznesmenin Krenar Çoçaj, me të cilin po thuhet se tani po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.