Shkencëtari më i zoti bërthamor i Iranit u vra me një mitraloz robot vrasës i pajisur me inteligjencë artificiale dhe kamera të shumta dhe i aftë të gjuante 600 plumba në minutë, sipas një raporti të ri.

Mohsen Fakhrizadeh, 62 vjeç, i quajtur “babai” i programit atomik ilegal të Iranit, thuhet se është vrarë në pritën e 27 nëntorit nga një snajperist i Mossad-it i cili tërhoqi këmbëzën nga një vend i pazbuluar më shumë se 1.000 kilometra larg falë përdorimit të satelitit.

Arma që lëshoi plumbat fatalë u pozicionua në një kamionçinë të ngarkuar me kamera, që priste automjetin e Fakhrizadeh-ut të kalonte pikën e pritës.

Ishte programuar me teknologjinë e inteligjences artificiale për të kompensuar një vonesë prej 1.6 sekondash midis informacionit nga vendi i vrasjes dhe veprimeve të snajperit, si dhe lëvizjeve të shkaktuara nga të shtënat dhe drejtimi i makinës së Fakhrizadeh.

Kjo saktësi i mundësoi snajperit të godiste objektivin e dëshiruar dhe ta linte të padëmtuar gruan e Fakhrizadeh, e cila ishte në sediljen e pasagjerit pranë tij.

Ishte gjithashtu një makinë e dytë e maskuar spiune e pozicionuar tre të katërtat e një milje më parë përgjatë itinerarit në një vend ku makina e Fakhrizadeh do të bënte një kthesë për të kthyer rrugën drejt shtëpisë së tij në Absard, një qytet në lindje të Teheranit.

Kamerat e vendosura në këtë automjet mashtrues identifikuan Fakhrizadeh-un dhe përcaktuan vendndodhjen e shkencëtarit në makinë – në sediljen e shoferit me gruan e tij në sediljen e pasagjerit – duke e dërguar këtë informacion përsëri te snajperi.

E gjithë prita mbaroi brenda një minute nga qitja e fishekut të pare, raportuan mediat ndërkombëtare.