Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia italiane si i dyshuari kryesor për vrasjen e një 4-vjeçari. Ngjarja e rëndë e cila ka ndodhur dje në Napoli, tronditi vendin teksa sipas dyshimeve të para fëmija u hodh nga ballkoni, në 20 metra lartësi. Por hetimet e policisë kanë zbuluar se Mariano Cannio, punonjës i familjes së 4-vjeçarit e ka hedhur atë nga ballkoni. Sipas raportimeve të para, i arrestuarti kishte probleme mendore.