Vullkani Kubre Vieha, në arkipelagun e Ishujve Kanarie, në anën jugore të ishullit La Palma në Spanjë ka shpërthyer këtë të dielë duke nxjerrë lavë, tym të dendur dhe hi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se para disa ditësh në këtë zonë është regjistruar aktivitet i lartë sizmik dhe sot më herët autoritetet kishin filluar të evakuonin zonat e banuara pranë vullkanit, duke larguar në fazën e parë njerëz me probleme lëvizshmërie dhe disa kafshë nga fermat.

Autoritetet kishin paralajmëruar banorët për ditë të tëra gati të largoheshin. Shpërthimi ndodhi në shpatin e pyllëzuar të zonës Cabetta de Vaca.

Menjëherë më pas, bashkia u bëri thirrje banorëve që të jenë shumë të kujdesshëm, të mos i afrohen zonës dhe të mos lëvizin në rrugë.