Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh sensibilizimi për vaksinimin e studentëve.

Rama ka shpërndarë disa foto ku shihen disa studentë duke u vaksinuar teksa shton se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm.

Mes të tjerash kryeministri është shprehur se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.