Thuaji lamtumirë verës me një përshëndetje për “hënën të korrave” të së martës, hënën e plotë që shfaqet sot, një ditë para para ekuinoksit vjeshtor të Hemisferës Veriore të Mërkurën, 22 Shtator.

Evropa, Azia, Australia dhe shumica e Afrikës hyjnë në orët e tyre të pasdites dhe mbrëmjes më 21 shtator, që është momenti i tyre për ta parë atë. Sot duke nisur nga muzgu e deri në agimin e nesërm hëna do të jetë e plotë dhe e dukshme bollshëm kudo.

Çfarë do të thotë ‘hënë e korrjes’?

Hëna e plotë e shtatorit përkon me sezonin tradicional të korrjeve. Dikur kjo hënë e plotë ndriçonte rrugën për bujqit që stërmundoheshin në orët e errëta për të tërhequr të korrat.

Ndërsa dielli shkurtohet me ekuatorin në ekuinoksin e vjeshtës, para se të zhvendoset fokusi në Hemisferën Jugore, koha midis perëndimit të diellit dhe lindjes së hënës bëhet më e shkurtër.

Çfarë është ekuinoksi i vjeshtës?

Hemisfera Veriore hyn në vjeshtë ndërsa Toka përballet me Diellin nga ana tjetër e ekuatorit – e shënuar me më pak orë të ditës. Në të njëjtën kohë, pjesa jugore hyn në pranverë, i quajtur ekuinoksi veror, që do të thotë se ata do të korrin shumicën e përfitimeve të diellit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ekuinoksi i vjeshtës i jep rrugë solsticit të dimrit – më 21 dhjetor për Hemisferën Veriore – kur poli i Tokës arrin pjerrësinë e tij më të largët larg Diellit.