Nga Fieri, gjatë takimit me demokratët në atë që ish-kryeministri e quan “Foltore”, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha. Berisha e ka cilësuar si peng të Edi Ramës, Bashën, ndërsa i ftoi strukturat të shtrojnë pyetjen: Jeni për tu shkelmuar nga kryetari, apo do ti tregoni vendin”.

“Jo të qeshësh me sinkron me Edi Ramën kur deputeti jot thotë fjalë zemre. Tani ai ka dalë me sloganin jemi me Amerikën. Nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te vota e lirë, që besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve. Këtë tubim ai e quan anti-amerikan. Këto tubime shpëtimtare qenkan anti-amerikane sepse i duhet atij për karrigen e tij. Nuk është hera e parë që ndodhem në këtë situatë. Unë nuk them se fitojmë, por një gjë është e sigurt ne kurrë nuk fitojmë nëse s’jemi parti sovrane.

Në ngrihemi në këmbë dhe ju jap fjalën se prova e parë që të dalë për të faktuar korrupsionin e Sali Berishës, Sali berisha merr çdo masë kundër vetes së tij. Sali Berisha është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve. Ne kemi tiparet tona, jemi parti e vlerave, e qendrës së djathtë. Kemi partner tonin si parti, Partinë Republikane të SHAB. Frymëzuesi im ishte Roland Regan. Unë nuk pranoj kurrën e kurrës një dënim politik. PD s’mund ti pranoj kurrë ato.

Si do largojmë Edi Ramën, si do ia nxjerrim për hundësh votat që vodhi, fitoren që grabiti. Kjo është çështja e të gjithave, ai imponoi pengut të tij të marrë një vendim vetvrasës politik. I ftoj të gjitha strukturat e PD të shtrojnë pyetjen jeni për tu shkelmuar nga kryetari, apo do ti tregoni vendin. A jeni ju anti-amerikanë apo është kryetari peng-sharlatan,” tha Berisha.