Duke u mbytur

Uji në ëndërr shpesh simbolizon emocionet, kështu që nëse ëndërroni sikur po mbyteni mund të jetë një shenjë se nuk mund t’i kontrolloni emocionet tuaja. Duket se po i lejoni emocionet të marrin vendime të mëdha, bëni një hap prapa dhe mendoni më shumë për zgjedhjen që bëni.

Shtëpia juaj

Nëse keni ëndërruar shtëpinë, kjo është një përfaqësuese e jetës suaj të brendshme. Nëse shtëpia është dëmtuar ose shkatërruar, do të thotë që ju mund t’i nënshtroheni vetë-sabotimit. Mund të nënkuptojë gjithashtu që ju duhet të kujdeseni më shumë për veten, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin mendor dhe emocional.

Automjet

Nëse mjeti ka dalë jashtë kontrollit, siç mund të jetë një makinë apo aeroplan, kjo tregon se ngjarjet në realitet janë në rrezik. Ndoshta duhet të përpiqeni të merrni kontrollin më shpesh, ndoshta në takimet e punës ose duke marrë drejtimin për të bërë plane me miqtë tuaj.

I varrosur për së gjalli

Kjo ëndërr sigurisht që mund të jetë e frikshme. Nëse ndjeni mungesë fuqie dhe kontrolli, kjo nënkupton se ka një konflikt në jetën tuaj. Duhet të gjeni një mënyrë për të thyer kufizimet që ju pengojnë dhe të ecni përpara. Sidoqoftë, nëse nuk mund të shpëtoni vetë, është një shenjë që duhet të kontaktoni të tjerët për ndihmë.

Nuk mund të lëvizni

Të qenit i paaftë për të lëvizur ose të paralizuar në një ëndërr mund të jetë shumë e frikshme dhe konfuze, dhe mund të nënkuptojë që ju jeni të mbingarkuar nga shumë përgjegjësi, ose nuk mund të shpreheni mjaft mirë. Nënkupton gjithashtu se nuk mund të bëni një zgjedhje dhe të vazhdoni përpara.

Superhero

Ëndrra sikur jeni një qenie e super fuqishme që mund të fluturojë, është një mesazh pozitiv. Mund të nënkuptojë se keni aq shumë potencial për të bërë mirë dhe për të qenë të lumtur; duhet të jeni të guximshëm, krenarë dhe të aftë të besoni në veten tuaj.

Ëndrrat e përsëritura

Të shikosh të njëjtën ëndërr ose shumë të ngjashme nuk duhet të anashkalohet kurrë. Kur nuk shikoni më ëndrra të përsëritura është një shenjë se e keni kuptuar mesazhin që iu ka dhënë.