Një grua në Britaninë e Madhe humbi tre anëtarë të familjes nga koronavirusi brenda një jave.

Claire Lewis, 44 vjeçe, humbi tragjikisht burrin, vjhrrën, dhe kunatin brenda pesë ditësh.

Gladys Lewis, 74 vjeçe, ndërroi jetë tragjikisht nga virusi në fund të Tetorit, dhe më pas brenda pak ditësh ndërruan jetë dy djemtë e saj, Darren, 42 vjeç dhe Dean Lewis, 44 vjeç.

Dean, 44 vjeç, vdiq në shtëpinë e familjes në Treorchy në Rhondda, “Uellsi Jugor”, pasi u prek nga virusi dhe humbi betejën me sëmundjen.

Vdekja e tij erdhi vetëm një ditë pasi ai humbi të ëmën, Gladys, 74 vjeçe, në spitalin Royal Glamorgan në LLantrisant.

Ky spital ka qenë skenë e 51 vdekjeve, pas shpërthimit të koronavirusit.

Familjes iu dha një goditje tjetër shkatërrimtare kur vëllai i Dean, Darren, 42 vjeç, vdiq, po ashtu i infektuar nga virusi në spital, më 2 nëntor.

Me zemër të thyer e veja Claire tha: Si familje, ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj secilit dhe çdo personi që na ka ofruar ndihmë në çdo mënyrë, edhe nga qindra mesazhe ngushëllimi që kemi marrë të gjithë.”

Rastet pozitive me koronavirus në Britaninë e Madhe ka kaluar mbi 1.1 milion, prej të cilëve mbi 47 mijë kanë humbur jetën deri tani.