GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për të rihapur dosjen për Fatmir Mediun, për tragjedinë e Gërdecit. Në fillim të këtij viti Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 6-vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit më 15 mars të 2008-ës bënë kërkesë në SPAK për të nisur hetimin ndaj Fatmir Mediut, ministër i Mbrojtjes në kohën kur ndodhi ngjarja e Gërdecit.

SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj Mediut, por në korrik Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e rrëzoi këtë kërkesë. Sot GJKKO vendosi të rihapë hetimet për shpërthimin në Gërdec.