Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën e 27 Shtatorit një vizitë një ditore në Kosovë. 

Takimi i kreut të qeverisë në Prishtinë do të zhvillohet pas kthimit nga SHBA, ku Rama ndodhet prej punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Disa ditë më parë, Kryeministri Albin Kurti, teksa uroi Ramën pasi u miratua qeveria në Kuvend, e ftoi që të vizitonte Kosovën. Edi Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe tha se do vizitonte sapo të kthehej nga Asambleja e OKB.

Po ashtu, Rama bëri thirrje që të niset me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët të dy qeverive.