Një kamion ka dalë nga rruga mbrëmjen e sotme në Kozare të Kuçovës duke u përmbysur në anë të saj.

Prej më shumë se një ore drejtuesi ndodhet i bllokuar. Forcat zjarrfikëse po punojnë për nxjerrjen e tij nga kamioni.

“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia