Qëndroi për disa orë i bllokuar, nxirret me shenja jete shoferi i kamionit që u përmbys mbrëmjen e kaluar në aksin Kuçovë-Belsh. Kasmioni i drejtuar nga Alit Pirja ra në fshatin Dragot të Kuçovës.

Menjëherë pasi u shpëtua nga gracka mbytëse ku kishte qëndruar për më shumë se 4 orë, Pirja është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku iu nënshtrua kontrolleve mjekësore për të monitoruar gjendjen e tij shendëtësore pas aksidentit.

Gjatë nxjerrjes nga kamioni, Pirja ka qenë i vetëdijshem, madje ka komunikuar me forcat e shpëtimit.

Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin Kuçovë-Belsh gjatë orëve të mbrëmjes, ku kamioni u kthye përmbys, në një kanal të fshatit Kozare. Policia konfirmoi që shoferi automjetit Altin Pire ka shenja jete, dhe në bashkëpunim me zjarrrfikësen kryen veprimet përkatëse për ta nxjerrë nga automjeti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.