Youtube po teston një veçori që lejon përdoruesit të shkarkojnë video në shfletuesin e tyre të internetit në desktop. Karakteristika e re është aktualisht në dispozicion si një funksion eksperimental për abonentët Premium.

Ky funksion do të jetë i disponueshëm vetëm për kompjuterët me versionet më të fundit të shfletuesve Chrome, Edge ose Opera.  Opsioni i shkarkimit ndodhet në të djathtë të butonave “Like” dhe “Share”.

Përdoruesi mund të zgjedhë dhe rezolucionin për cilësinë e duhur. Karakteristika e re do të jetë në dispozicion për testim deri më 19 tetor, por YouTube ka të ngjarë ta lansojë atë zyrtarisht së shpejti.