Mbyllen procesi i votimit për zgjedhjet në parlamentin federal në Gjermani.

Ndërkohë, janë publikuar “Exit-Pollet” e para, rezultatet e të cilave janë këto: Sipas tyre, ka një barazim votash mes CDU dhe SPD me nga 25 % secila. Kurse, të gjelbrit kanë marrë 15% te votave.

Po zhvillohet një garë e fortë për kancelar mes Armin Laschet, që është pasardhësi i Merkel dhe Olaf Scholz. Merkel kërkoi më herët votën për pasardhësin e saj, Laschet, duke thënë se Gjermania me të do të jetë në duar të sigurta.

Politika gjermane dominohet nga dy parti, CDU e qendrës së djathtë dhe Partia Social Demokratike, ose SPD, tqë cilët kanë qeverisur së bashku në një koalicion për tetë vitet e fundit.