Aldi Rama autori i vrasjes së efektivit të policisë, është lokalizuar nga policia. 21-vjeçari ndodhet brenda një banese në lagunën e Kune-Vainit.

Efektivët po zhvillojnë operacionin në Lezhë për arrestimin e vrasësit të policit. Aldi Rama qëlloi 2 herë drejt helikopterit ndërsa është rrethuar nga RENEA në lagunën e Kune-Vainit.