Aldi Rama, 21-vjeçari i dyshuar se vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë ka qëlluar ndaj vetres. Ai qëlloi  teksa ishte i rrethuar nga Forcat Speciale RENEA. Ambulanca ka shkuar në vendin ku ishte rrethuar ai. Nuk dihet ende nëse i riu ka vdekur apo është i plagosur.

Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.

Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.