Një avari për pak nuk është kthyer në tragjedi në Rinas.

Një avion nga dalë nga pista, por nuk raportohet për të lënduar.

Sipas informaciobeve të para shkak i incidentit ka qenë një defekt gjatë uljes, pasi avionit të vogël nuk i janë hapur gomat.

Mësohet se avioni ishte nisur nga Zvicra dhe në të ndodheshin 4 persona, piloti dhe tre pasagjerë.

Menjëhëre u moren masa dhe avioni u largua nga pista dhe për pak fillojnë fluturimet.

Policia Kufitare e Rinasit ka kryer veprimet e para hetimore dhe i ka bërë testin e alkoolit pilotit, ku ka rezultuar 0:00 mg/l.

Materialet do i kalojnë Prokurorise për vlerësim.

Aeroporti sqaron se në orën 16:15 një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Avioni ishte nisur nga Venezia, me destinacion Tiranën. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.