Ervin Bushati është emëruar drejtor i Postës Shqiptare. Mësohet se prezantimi i Ervin Bushatit në krye të Postës Shqiptare do të behët ditën e nesërme.

Ervin Bushati, i cili nuk arriti të merrte dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, do të zëvendësojë kështu Laert Durajn, i cili e ka drejtuar Postën Shqiptare që nga viti 2017.

Kujtojmë se Bushati ishte renditur i treti në listën e Partisë Socialiste për Tiranën por vendin ia zuri Fatmir Xhafaj. Ky i fundit, edhe pse ishte i renditur i 23-ti arriti që të thyente herësin dhe të konfirmohej si deputet.