Një masakër e vërtetë mes bandash ka ndodhur në burgun e Ekuadorit ku ndodhet i burgosur Dritan Rexhepi. Të paktën 24 të dënuar burgosur u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një seri trazirash vdekjeprurëse nga përplasjet midis bandave rivale të drogës.

“Washington Post” shkruan se dhuna shpërtheu rreth orës 9:30 të mëngjesit të së martës ndërsa bandat rivale shkëmbyen zjarr me armë dhe përdorën ekskplozive për të vënë nën kontorll një pjesë të burgut kryesor të Guayaquil, bëri me dije policia.

Të paktën pesë nga të burgosurit u vranë duke u prerë kokën, u tha gazetarëve gjeneral Fausto Buenaño, një komandant i policisë rajonale. Rreth 48 të tjerë u plagosën.

Policia hyri në burg në orën 10:40 të mëngjesit, evakuoi personelin – përfshirë gjashtë kuzhinierë – dhe arriti të rimarrë kontrollin e objektit pas disa orësh, thanë autoritetet.

Trazirat e së martës erdhën dy muaj pasi një valë e ngjashme dhune shpërtheu në dy nga burgjet e vendit, duke përfshirë burgun e Guayaquil Litoral, duke vrarë 22 të burgosur dhe duke bërë që presidenti i Ekuadorit të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve. Kujtojmë se në këtë burg ka edhe shqiptarë ku ndodhet edhe Dritan Rexhepi “koka” ose pika lidhëse e trafikut të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri pastaj në Europë.

Dritan Rexhepi