Zbulohet se kur do të nisë spektakli “Big Brother Vip” një reality show i shumëpritur nga publiku shqiptar. E  marta e parë e muajit tetor do t’i dedikohet spektaklit të madh, pra më datë 5 tetor.

Një ditë më parë, në profilin zyrtar të BBV në “Instagram” u bë i ditur data, për të cilën publiku kishte kohë që pyeste.

Produksioni gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të jetë vetëm 1 natë ku do të transmetohet “Big Brother Vip”, por 2.

Tashmë data është zyrtare! Zbuloni kur do të nisë

Madje edhe më herët, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, lajmëroi përmes postimeve në rrjetet sociale se kishte marrë zarfin me datën e nisjes së spektaklit.

Por nga ana tjetër, personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e spektaklit të madhe janë ende mister. Deri tani në “Instagram” janë publikuar vetëm disa video, ku në to shfaqen konkurrentët por pa u zbuluar identitetin.