Koronavirusi vijon të godasë të rinjtë, 24 vjeçarja Xheni Kaba, ka humbur jetën këtë të premte në një spital turk ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.

Fatkeqësisht mësohet se e reja ka mbyllur sytë përgjithmonë, lajm që bëhet i ditur dhe nga familjarët e saj.

Motra e 24 vjeçares prek me fjalën e saj për ndarjen nga jeta të parakohshme të Xhenit, ku i premton se gocës së saj nuk do i mungojë asgjë.