Nga Hamid Damishi, Aljazeera

Kush e mban mend burgun famëkeq të Abu Graib?

Abu Ghraib përfaqëson një epokë të pushtimit perandorak që filloi në 2003 në Irak.  Pas tërheqjes së trupave, Shtetet e Bashkuara nuk kanë arsye të kujtojnë Abu Ghraib. Por bota në mëshirën e tekave të kësaj perandorie jofunksionale sigurisht që ka.

Abu Ghraib ishte një kompleks burgu që mori emrin e qytetit ku u ndërtua. Për vite me radhë, Saddam Hussein e përdori atë për të burgosur, torturuar dhe vrarë në mënyrë të paligjshme disidentët dhe kundërshtarët politikë. Pastaj SHBA -ja mori përsipër të bënte të njëjtën gjë.

Për njerëzit që janë përdhunuar, kockat e të cilëve janë thyer dhe shpirtrat e të cilëve janë shtypur atje, nuk kishte dallim nëse sprova e tyre ishte urdhëruar nga Saddam Hussein ose George W. Bush.

Por të paktën Saddam Hussein nuk pretendoi të ishte presidenti i zgjedhur  i një demokracie. Me George W Bush dhe të tjerët pas tij, megjithatë, botës iu desh të duronte mohime të pafundme dhe ligjërata të lodhshme rreth “vlerave amerikane”, raporton abcnews.al

“Shtetet e Bashkuara nuk torturojnë”

Në vitin 2004, tre vite pas pushtimit amerikan të Irakut, u publikuan një numër fotosh të tmerrshme që tregonin anëtarët e forcave ushtarake, të sigurisë dhe të inteligjencës, që torturonin fizikisht, mendërisht dhe seksualisht të burgosurit irakianë dhe të tjerë jo vetëm në Abu Ghraib, por edhe në Guantanamo dhe vende të tjera të ngjashme në Afganistan.

Këto foto që torturuesit amerikanë i bënë vetes dhe viktimave të tyre për t’ia dërguar miqve dhe familjeve të tyre për t’u mburrur me terrorin që kishte shpërthyer ndaj arabëve dhe myslimanëve u bë shumë shpejt ikonë. Amerikanët po torturonin njerëzit, duke i gjymtuar dhe vrarë , duke i detyruar  të kryenin  akte seksuale të çmendura. Ishte e shëmtuar. Si munden këta njerëz të bëjnë gjëra të tilla?

Së shpejti mediat globale filluan t’i shpërndani këto foto kudo, raporton abcnews.al

Emra të tillë si Specialisti Charles Graner, PFC Lynndie England ose Gjeneral Brigade Janis Karpinski u bënë sinonim i tmerrit të dhomave të torturës në Abu Ghraib, por emra si George W Bush, Dick Cheney dhe Donald Rumsfeld mbetën të respektuar dhe nderuar.

Amerikanët shpejt humbën gjurmët e këtyre emrave. Amnezia e tyre përfundimisht çoi në zgjedhjen e Donald Trump. Kështu, 11 Shtatori u bë një shteg drejt 1/6 – ditën kur Kapitoli në SHBA u pushtua dhe u plaçkit nga kulti militant supremacist i  Trump.

“Arti i Torturës?”

Menjëherë pas publikimit të fotove, një numër artistësh filluan t’i  shohin gjërat më një sy ndryshe, ndoshta për të na mundësuar që t’i shohim më mirë tmerret e tyre.

Por a kishim vërtet nevojë t’i shihnim më mirë ato tmerre?

Artisti vizual zviceran Daniele Buetti i shndërroi këto foto në mozaikë qelqi me njolla. Njerëzit që i panë ato foto u vunë në një pozitë të çuditshme: hynë në dhomat e torturave amerikane përmes një “xhami të bukur”.

 A duhej të tmerroheshim nga bukuria e tyre apo të dashuroheshim nga tmerri i tyre?

Ndoshta interpretimet më të njohura artistike të dhomave të torturave të Abu Ghraib ishin nga artisti dhe skulptori figurativ kolumbian, Fernando Botero, i cili në një seri interpretimesh vizuale të fotove bëri që terrori i tyre të dukej si diçka që njerëzit do të paguanin për të blerë dhe për ta parë në muze dhe galeri.

Faktet e tmerrshme të asaj që kishte ndodhur në Abu Ghraib ishin dokumentuar në një sërë fotosh të papërpunuara që u janë dërguar miqve dhe familjes si “suvenire”. Kishte diçka të turpshme në gjithë këtë spektakël.

Po britmat e një qenieje njerëzore të vetmuar në mëshirën e një torturuesi amerikan? Çfarë ndodhi me atë britmë nga thellësia e vuajtjeve njerëzore? Mos vallë humbi ajo britmë në birucat e errëta të asaj historie nëntokësore?

Historianët e artit si Helena Guzik filluan të hulumtojnë temën e artit dhe torturës më tej në histori dhe në ese.

“Arti i Rezistencës”

Artistët irakianë natyrisht nuk qëndruan duarkryq përballë pushtimit amerikan dhe shkatërrimit të atdheut të tyre ose mizorive në Abu Ghraib.

“Është detyra jonë si artistë të ndiejmë atë që ndjejnë dhe të vuajmë me bashkatdhetarët tanë,” citohet të ketë thënë Qasim Alsabti në 2004 kur ai dhe 24 artistë të tjerë irakianë krijuan një seri skulpturash dhe piktuash që përshkruanin tmerret e Abu Ghraib në Galerinë e Arteve Hewar në rrethin Wazerieh të Bagdadit.”

Kohët e fundit, në vitin 2019, veprat e një grupi artistësh nga SHBA-ja, Iraku dhe Kuvajti u vendosën në një ekspozitë të madhe në MoMA PS1, për një reflektim mbi tmerret që njerëzit e tyre kishin përjetuar në një kohë kur, si përmbledhje sipas New York Times, njerëzit nuk kishin interes të dinin se çfarë po ndodhte, raporton abcnews.al

Sot vështirë se do të gjeni ndonjë lajm në SHBA ose Europë që tregon për tmerret e Abu Ghraib. Ata nuk kanë asnjë arsye për ta bërë këtë.  Historia nuk do të tregojë asgjë për perandoritë, përveç mitologjive deluzionale që ata vazhdojnë të ushqehen vetë.

Prandaj, ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis kohës për të estetizuar dhe shfaqur tmerret e Abu Ghraib dhe harresës. Por harresa është pikërisht mënyra se si mbijeton më së miri kjo perandori, duke u kujdesur shumë pak për gjurmët e terrorit dhe shkatërrimit që lë pas, ndërsa zhvillon “luftën e saj të pafundme kundër terrorizmit”.