Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares Caroline nga burri i vet në Greqi. Mediat greke raportojnë se në celularin e Babis Anagnostopulos, 33-vjeçarit që vrau gruan e tij në sy të foshnjës janë gjetur 40 video.

Por, vetëm 2 prej tyre kanë lidhje me familjen. Në videon e parë shfaqet piloti me Caroline dhe Lidian në një pishinë, ndërsa në videon tjetër shfaqet 20-vjeçarja duke luajtur letra me pilotin.

Sidoqoftë, fakti që vrasësi kishte më shumë video në celularin e tij duke drejtuar helikopterin sesa me gruan dhe fëmijën e tij ka habitur autoritetet greke. Ndër të tjera, sipas mediave të huaja ai ka 200 foto, ku shumica e tyre kanë lidhje me punën e tij dhe jo familjen