Drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga , ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nuk është shkarkuar nga detyra.

Ishte deputeti demokrat Luan Baçi, ai i cili në Komisionin për Sigurinë Kombëtare pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi nëse është shkarkuar nga detyra Veliu. Çuçi me nota ironike u shpreh se përgjigjen do ta merrte kur të ishte koha e duhur dhe se Ardi Veliut nuk i ishte fikur ende “kandili”.