Kryeministri Edi Rama ka firmosur një shkresë ku shpall shkarkimin nga posti, të kryepolicit Ardi Veliu.

Shkarkimi vjen pak orë pasi në Vermosh, një tjetër avion privat u rrëzua nga ngarkesa e tepërt, sipas gjasave, mbushur me drogë, por Policia e Shtetit tha se asgjë nuk u gjet brenda mjetit fluturues.

Rama thotë se gjithsesi nuk e ka hedhur poshtë ish Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe se “ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera”.

Në dokumentin më sipër gjendet dorëheqja që Rama duket se ia ka kërkuar Veliut duke ia pranuar menjëherë atë.

Edi Rama nuk e shkarkoi Ardi Veliun kur një djalë i ri u vra në mes të rrugës sepse kishte thyer orën policore. I ndjeri u qëllua me gjakftohtësi nga një polic i Veliut që së fundi mori një dënim modest me burg.