Tronditet bota e sportit në Greqi. Futbollisti i njohur Nikos Tsoumanis është gjetur i vdekur brenda makinës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik, por ende nuk dihen rrethanat e saj nëse ka qenë vetëvrasje apo vrasje e qëllimshme. 30-vjeçari grek u gjet i pajetë në makinë pasi ishte mbytur me një rrip të improvizuar në qafë. Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se vdekja e tij ka ardhur nga mbytja, por nuk është përcaktuar ende nëse ai u mbyt vetë apo nga dikush tjetër.

Ndërkohë sedilja e tij është gjetur e shtrirë dhe rripi në qafë i shtrënguar nga pjesa e pasme çka zeron mundësitë se ai mund të jetë vrarë nga dikush tjetër. Por ky variant nuk është përfundimtar pasi hetimet vijojnë ende.